Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Noti në shtatzëni

Jam ne javen e 19 te shtatzenise, kete jave planifikoj te shkoj per pushime ne bregdet, me intereson te dije se ne kete periudhe te shtatzenise a eshte e preferuar te notoj apo kjo mund te jete nje rrezik per deshtim te shtatzenise?

Mimoza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza.

Nëse nuk janë konstatuar probleme gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë, mundet të shkosh në bregdet e të bësh banja dielli, të lahesh edhe të argëtohesh dhe të ushqehet. Por të gjitha këto me karar, pa e shkelur. Mirë do jetë që t’i shmangesh diellit nga ora 10-të deri në orën 17-të, mirë është që larja/noti të mos jetë e lodhshme e me distance të mëdha, duke shkuar në thellësi. Unë besoj se kënaqësia e të notuarit mund të bëhet edhe në thellësinë deri në bel. Mos harro të përdorësh një kapele e të qëndrosh nën çadër, për t’u mbrojtur nga dielli dhe mos harro të lyesh trupin/lëkurën me kremra kundër rrezeve sidomos ato që janë më filtra të ndryshëm.

Për çdo shqetësim të mundshëm, dhe gjendje që nuk të duket normale duhet të njoftosh mjekun që të ndjek shtatzëninë.

Të uroj pushime të mbarë.

/komuniteti