Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual

Pershendetje, jam Shpresa, 25 vjeçare, kam probleme me ciklin menstrual, femijen e kam lindur me operacion cezarian ne fillim te muajit janar dhe e ushqej me qumesht te gjirit, mbas lindjes menstruacionet i kam pas çdo muaj me rregull, hera e fundit ka qene 30 prill dita e pare e ciklit mirepo sot 8 qershor dhe ende nuk me jane lajmeruar menstruacionet, kam bere disa teste te shtatzenise te gjitha negative kam bere nje eko tek mjekja nuk ka verejtur asgje, a ka mundesi te me tregosh pse kam çrregullime me ciklin menstrual? Me respekt, Shpresa!

Shpresa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shpresa.

Mbase është shpejt të mendohet për një çrregullim menstrual. Megjithatë një kontroll tek mjeku gjinekolog, për të kryer disa analiza hormonale edhe mund të ndihmojnë në vlerësimin e kësaj anomalie nëse shtatzënia nuk ekziston.

Besoj se nuk ka vend për shqetësim. Gjithë të mirat.

/komuniteti