Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet e para, pas lindjes

Përshëndetje doktoreshë!


Jam një nënë e një vajze 2 muajshe. Vajza më ka lindur më 7 prill 2011, gjakderdhja e lehonisë më ka ndalur më 15 maj. Jam në pritje të ardhjes së menstruacioneve të para, pas lindjes. A ka ndonjë kohë të caktuar për ardhjen e menstruacioneve të para, pas lindjes apo ndryshon nga një grua tek tjetra?

Elsa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elsa.

Është e vërtetë, se ardhja e menstruacioneve pas lindjes varen nga disa faktor. Rol kryesor luan ushqyerja me qumësht gjiri të fëmijës duke plotësuar kushtin, që ushqimi me qumësht gjiri të jetë i pandërprerë dhe i pa shoqëruar me ushqime kompensuese. Edhe vetë individualiteti i gruas, ka rol në kohën e ardhjes së menstruacioneve. Konsiderohet si normale që menstruacionet të rikthehen pas 6-të deri në një vit, pas lindjes së fëmijës.

I uroj jetë të shëndetshme vajzës tënde.

Moza (13 vite më parë)
Përshëndetje Elsa. Pyetja është e drejtë. Gabimi është i imi. Flitet për 6-të muaj der në një vit pas lindjes. Faleminderit për mirëkuptimin. Dr. Moza Keta.
Elsa (13 vite më parë)
Doktoreshe, me fal nese ju shqetesoj, qe ne momentin qe me jane ndalur gjakderdhjet e lehonise e kam nderprere ushqimin me gji per femijen. Diçka nuk e kisha te qarte: Pas 6-te diteve, javeve apo muajve? Ju faleminderit!

/komuniteti