Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë do të thotë CC dhe OUE?

Pershendetje dr, jam ne javen e 26, isha ne kontroll dhe mjeku ne raport me ka shkruar CC 80%, OUE 1cm. Cfare domethenie kane keto? Dhe cdo mengjes kam shtrengime ne bark dhe ne njeren ane ose tjetren me deformohet barku merr nje forme te shtrember zakonisht kjo ndodh ne mengjes nga ora 7 deri 8:30 mund te them qe nga 4 here. Jane keto kontraksione dhe nese po eshte normale kjo per javen qe jam? Gjinekologu me ka udhezuar qe te marr magnez 2x1 dhe vitamina(kapsula).

Linda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda.

Kontraksionet, shkurtimi i qafës së mirës si dhe dilatacioni/hapja në këtë moshë të shtatzënisë, nuk janë normale. Rekomandimi i mjekut për të përdorur magnezium dhe vitamina, tregon se ndodhesh përpara rrezikut për lindje parakohe dhe ai tenton ta dominojë këtë mundësi. Është i rëndësishëm përdorimi tyre dhe po aq i rëndësishëm është rregjimi i shtratit mbase deri në term.

Nëse mundësh, më dërgo konkluzionet e ekografisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti