Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesë cikli menstrual

Pershendetje. Me quajne Jona. Kam vonese cikli prej 10 ditesh dhe kam dhimbje barku prej 2 - 3 javesh. Para 5 ditesh bera nje test dhe eko dhe me dolen negativ. Kam frike se mos kam ndonje problem dhe kur e japin pozitiv testi dhe eko pergjigjen nese je shtatzene? Flm, pres pergjigje.

Jona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jona.

Testi i shtatzënisë është i saktësinë pas javës së 5-të e më tutje. Edhe me ekografi vaginale pas javës së 5-të, është e mundur të konfirmohet shtatzënia.

Jona, nuk ke arsye të mendosh se ke një problem. Me qetësi prite momentin e konfirmimit të shtatzënisë. Nëse nuk ka ndodhur, ti ke mundësi të tjera për ta kërkuar dhe filluar atë.

Të uroj fat.

/komuniteti