Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dg.degenerative hydropica villi choriale

Pershendetje. Me daten 04 maj te ketij viti kam kryer nje abort pas raportit te mjekut per mos zhvillim te fetusit ne javen e 9, kam kryer kiretazhen dhe e bera Histopatologjin, rezultati ishte degenerative hydropica villi choriale, me eshte percaktuar terapia per 5 dite, metronidasol intravenos dhe gentamicin ka 2 here ne dite. Dhjete dite mbas kiretazhes me eshte bere Bhcg -171, 2 jave pas -6 dhe para 2 dite e kam perseritur ka ra ne 1. Mjeku me ka rekomanduar qe tash ta perseris edhe pas nje muaji dhe nese del prape nen 5, jam sheruar teresisht. A ka nevoje per brengosje pasi qe edhe mjeku me tha qe nuk ka nevoje qe te brengosem. Une kam deshire qe prape te mbes shtatzene, sa eshte e nevojshme qe te pauzoj? Gjithe te mirat.

Njomza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Njomza.

Ndërpreja e shtatzënisë siç përshkruan më sipër, mund të ketë ndodhur nga shkaqe të ndryshme. Nuk ka arsye që të shqetësohesh, pasi përgjigja e biopsisë është normale. Prandaj edhe Beta HCG, besoj se në analizën e rradhës do dalë nën 5, çka tregon se gjendja është shumë normale.

Ti mund ta mendosh shtatzëninë e re, por unë të rekomandoj të mos e fillosh atë pa kaluar 6-të muaj nga aborti, kohë kur mendohet që aparati riprodhues ka ardhur në funksionin normal të tij. Gjithashtu të këshilloj të që të kryhesh edhe këshillimin parakoncepsional.

Për t’u njohur më mirë me këto këshilla, lexo linkun:

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Të uroj gjithë të mirat.

Tina Tinush (12 vite më parë)
robehine

/komuniteti