Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes

Miredita e nderuara doktoreshe, jam shtatzane jam ne javen e 40 por jam e shqetesuar sepse ende nuk kam dhimbje ashtu sic duhet me pas tash pervec do therrje ne vagine tjeterkund nuk kam kurfare dhimbje dua nje keshille prei teje, te lutem eshte shtatzenia ime e pare e po kam frike se mos po ndodh qe me pas lindje me operacion perse deri me tash skam dhimbje une gati jam ne fund te javes 40 e une ende pa dhimbje? pres pergjigjen me pa durim Flm...

Rita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rita.

Tejkalimi i kohës së parashikuar për lindje, kërkon pa tjetër observim nga mjeku obstetër. Ai do kontrollojë gjendjen tënde dhe të bebit dhe do konkludoj progresivisht për mënyrën e lindjes.

Ty të bie detyra të mbash nën kontroll të vazhdueshëm lëvizjet e bebit dhe për çdo ndryshim kontakto menjëherë me mjekun.

Me stimulim, mjeku edhe mundet të realizoj lindje natyrore. Të uroj fat, dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti