Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Termini i kaluar i lindjes dhe epidurali

Jam pak e shqetesuar pasi me kaloi data e lindjes, e kisha me dt 15 Qershor terminin dhe akoma s`kam lindur, shkova bera viziten ne dt 16 dhe dok me tha qe çdo gje eshte normale, ujera kisha, me ben filmin e zemres bebit per te pare kontrakcionet, çdo gje ishte normale, ata me thane qe ne presim nje jave deri ne 10 dite nqs s`ke lindur deri ne ate moment nderhyjme ne, ju si thoni dok eshte normale pse s`do te dali çuni im apo eshte dembel, ne mezi po presim, ju pershendes flm. Shpresoj qe te kem lindur deri sa te me vi pergjigja juaj. Ah edhe nje pyetje, ju ma rekomandoni epiduralin?

Ari (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ari.

Është e rëndësishme që të zbatosh këshillat e mjekëve, kur ndodh që lindja të shtyhet për disa ditë pas 280-të ditëshit të shtatzënisë. Kujdesi mjeksor në këtë rast është më i rëndësishëm se sa për lindjet në term, por edhe ti ruaj qetësinë dhe kujdesin gjatë këtyre ditëve dhe për çdo dyshim të kontaktosh menjëherë mjekët.

Lindjen mund ta ndihmosh me anestezi epidurale, pasi është zgjidhje shumë komode për lehtësimin e dhëmbjeve të lindjes. Paraprakisht komuniko dhe kërkoja mjekut që do të ndjekë proçesin e lindjes, dhe bëja të pranishme kërkesën tënde.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti