Pozicioni podalik
Ani Hila
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ani
Pozicioni podalik i bebit, është mëse normal për këtë moshë të shtatënisë. Pozicionin cefalik fëmijët e marrin zakonisht pas javës së 30-të të shtatzënisë. Edhe lëvizjet e bebit do ti ndjesh poshtë në këtë periudhë të shtatzënisë, dhe me rritjen e moshës së saj do të fillosh ta ndjesh më lart fëmijën tënd.
Më vjen mirë që shtatzënia ka shkuar mirë dhe uroj që kështu të shkoj deri në lindje.
Pershendetje. Jam ne javen e 23 te shtatezanise. Ne Javen e 21 +, pata kontrollin e fundit, ku doktori me tha se bebi eshte ne pozicion podalik dhe gjinia nuk mund te percaktohej me saktesi 100%. Doja te dija nese ka ndonje problem meqe bebi eshte ne kete pozicion. Mjeku me siguroi qe nuk ka probleme dhe se deri ne fund femija mund te kthehet. Gjithashtu dhe levizjet e bebit i ndjej shume poshte, ne fund te barkut. Eshte dicka normale en kete periudhe apo duhet t'i ndjej me larte levizjet. Theksoj qe deri tani shtatezania me ka shkuar mire. Ju falenderoj per kohen tuaj.