Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pyetje rreth shtatzënisë

Pershendetje znj. Doktoreshe Mimoza Keta.


Duke te uruar qe te jesh mire me shendet, doja te beja pyetje rreth shtatzenise. Une jam ne javen e 27 te shatzenise, pra kam hyre ne tremujorin e trete, tensionin e kam 9 e gjysem dhe rrahjet e zemres 7. Doja te dija nga ana jote perben problem ky tension kaq i ulet ne kete periudhe te shtatzenise? Gjate kesaj kohe une marre prenatal, tardyferon 80 mg, gjithashtu dhe vitamina c 500 mg.


Po pres pergjigjen tuaj zonja doktoreshe. Kalofshi mire!

Dorisa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dorisa.

Mirë bën që i përdor ato preparate që përshkruan. Mendoj se duhet të shtosh sasinë e lëngjeve që konsumon, për të rritur volumin e gjakut.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti