Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebit në javën e 28 të shtatzënisë

Miredita doktoreshe, deshta te pyes se sot perfundon java e 28 dhe sa gram duhet ti kete tash mjeku me tha beben e kam 1100 g dhe me tha nuk eshte beba e madhe dhe jam brengos dhe deshta te pyes sa duhet ti kete beba ne kete periudhe? Faleminderit.

Kimetjaa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Kimete. Pesha e bebit gjatë shtatzënisë, nuk është ndonjë standart i përcaktuar definitivisht. Ajo varet nga faktor si pesha e nënës, mënyra e të ushqyerit e pa përjashtuar ndonjë faktor tjetër mëmësor. E rëndësishme është që ecuria dhe zhvillimi i fetusit të jetë normal, për ndryshe duhet vlerësuar edhe faktori fetal, sidomos furnizimi i fetusit me gjak nga kordoni umbelikal. Në mbarim të javës së 28-të, pesha mesatare duhet të jetë diku rreth 1100 gram. Mendoj se nuk është problemi për t’u shqetësuar, ndonëse të rekomandoj të ndrysosh dhe përmirësosh kryesisht rregjimin ushqimor. Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti