Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në cilën javë jam?

Pershendetje doktoreshe... desha te pyes ne cilen jave jam, me 19 mars kam kryer menstracionet e fundit?

Jeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Jeta. Nëqoftëse me 19 mars të këtij viti ka përfunduar gjakrrjedhja e ciklit të fundit menstrual, me përafërsi ajo ka filluar me datë 13 soe 14 mars. Atëherë, shtatzënia ndodhet në javën e 14-të. Data e mundshme e lindjes është 25 dhjetor 2011. Të uroj shtatzëni të mbarë.
Mimoza (13 vite më parë)
Pershendetje gjithashtu kam te njejten pyetje dhe une, me te 16 maj kam pas diten e pare te menstruacioneve me 22 diten e fundit. Do doja te dije edhe une ne cilen jave te shtatzanise jam? Flm shume.

/komuniteti