Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aborti

Kam abortu ne javen e 5 te shtatzenise, sipas analizave qe me dolen pozitive, mjeku nuk mundi te kuptoje pse ka ndodh aborti. Kam abortuar para dy muaj e gjysem, a mund te mbes tani prap shtatzene, a paraqet ndonje problem?

Gjyla (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Gjyla. Rreth 50% të aborteve, nuk u dihet dhe gjendet shkaku përse ndodhin. Kjo nuk do të thotë, se është ndërprerë mundësia për ecuri të mirë të shtatzënisë së rradhës. Të rekomandoj, që konceptimin e fëmijës ta fillosh së paku pas 6-të muaj pas abortit. Gjithashtu mos harro, që përpara konceptimit të kontaktosh mjekun gjinekolog, për këshillimin parakoncepsional. Të uroj që shtatzënia e rradhës të shkoj deri në term.

/komuniteti