Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia 3 muaj pas abortit

Ju pershendes, ju uroj per pergjigjet qe po na i ktheni, une kam abortuar para tre muajve, kam qene 18 javeshe e tash kam ngele shtatzene, a eshte rrezik per mua e per bebin ndonje gje, jam shume e shqetesuar. Ju lutem te me pergjigjeni e te me tregoni, flm shume.

Arta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Arta. Tashmë që shtatzënia ka filluar, nuk ka më vend për të menduar rrezikun. E rëndësishme është që të kryhesh të gjitha vizitat e planifikuara dhe të zbatosh me rigorozitet të gjitha rekomandimet e mjekut. Kujdesi mbi ecurinë e shtatzënisë, duhet të jetë më i madh në drejtim të faktorëve që predispozojnë abortin por që varen nga ty dhe siç janë; ndjekja e sëmundjeve kronike p.sh diabeti (sëmundja e sheqerit) dhe tiroidet, mos konsumimi i cigares dhe alkoolit, ulja sa më shumë të jetë e mundur e konsumit të kafeinës etj. Pjesa tjetër që janë faktor amëtar ose fetal, e rekomandon dhe ndjek mjeku që i ke besuar shtatzëninë. Sinqerisht të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti