Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesë cikli menstrual

Pershendetje. Daten e fundit te menstruacioneve e kam pasur me 25 maj. Sot eshte 24 qershor dhe nuk me kane ardhur akoma. Bera testin e shtatzenise dhe me doli negativ. A ka ndonje mundesi te kem ngelur shtatzene? Kam dhimbje barku ngapak njesoj sikur me vijne menstruacionet.

Era (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Era.

Po, është e mundur që të ketë filluar një shtatzëni, ashtu siç edhe mundet që të jetë një çrregullim menstrual. Ndodh që testi i shtatzënisë, nuk është i saktë. Nëse ciklin menstrual e ke patur të rregullt me nga 28-të ditë, të rekomandoj të kryhesh një vizitë tek mjeku gjinekolog. Këtë ta bësh edhe nëse akoma nuk të kanë ardhur menstruacionet apo edhe sikur të kenë ardhur. Me vizitë gjinekologjike apo dhe me ekzaminime të tjera, ai ka mundësi të vlerësoj situatën.

Gjithë të mirat.

/komuniteti