Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes

Pershendetje e dashur doktoreshe, ju falenderoj per pergjigjet tuaja... une kisha nje pyetje, jam ne javen e 34 dhe sot isha per kontrolle tek gjinekologu pa gjendjen e bebit si eshte dhe me tha qe nuk ke shume ujera dhe per kete ka rrezik te bejme operacion cezarian, nuk esht 100 % e sigurt tha po do te shofim prap mbas dy javesh. Une doja nje mendim nga ju, a ka mundesi qe deri ne fund te shtatzenise te mblidhen me shume ujera dhe perse kam kaq pak ngase eshte kjo gje shqetesuese? Pres pergjigjen tuaj, flm.

Marsida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida.

Mungesa e lëngut amniotik, zakonisht shoqërohet me një kufizim të rritjes fetale. Kjo duhet të jetë arsyeja që mjeku ka parashikuar edhe një lindje më të shpejtë me prerje cezariane. Uroj që në kontrollin e pas dy javëve, gjendja të ketë ndryshuar.

Uroj të lindësh normalisht një fëmijë të shëndetshëm.

(11 vite më parë)
Ne Kosove do kalojne dhe shume vite derisa te mberrije nje gje e tille. Une udheheq edhe profesionin edhe familjen,mendoje qe te dyja i kam ne rendin e pare. Nuk kam heqe dore nga karriera por dhe nga familja. Kush deshiron i arrin te dyja, kush nuk ka guxim mbetet pa asnjeren sepse njeriu kur ve synime te prera para vetes, dhe gurin e shkaterron me shiqim.

/komuniteti