Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Frikë për zhvillimin e mëtejmë të shtatzënisë

Jam Lina nga Pz-ja, jam shtatzene ne javen e 20 te shtatzenise, para 20 muajsh kam qene shtatzene dhe ne muajin e 7 e kam lindur nje femije te vdekur, per shkak te derdhjes se ujit te femijes qe me eshte derdhur pak e ngapak pe e kuptuar une, por tash kam frike se mos edhe kete femije po e lindi ne muajin e 7-te apo do me shkoj shtatzenia deri ne muajin e 9?

Klara (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Klara.

Nuk ke arsye që ta marrësh me frikë shtatzëninë, sidomos tani që po kalon gjysmën e periudhës së saj. E rëndësishëm është që të mos neglizosh kontrollet tek mjeku dhe rekomandimet që ai të jep. Mesa po kuptoj, shtatzënia deri tani ka ecur normalisht dhe unë besoj që po kështu do ecë deri në term.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti