Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i antibiotikut para konceptimit

Pershendetje! Kam nje jave qe ne perfundim te urinimit kam dhimbje apo ta them shtrengim vaginal. A mund te perdore ndonje antibiotik pasi qe jam duke tentuar te mbes shtatzene me rekomandim te mjekut. Pres pergjigjen tuaj. Faliminderit.

Marigona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marigona.

Përpara se të fillohet një shtatzëni, është e rekomanduar që të trajtohen infeksionet gjenito-urinare. Trajtimi mund të bëhet edhe me antibiotikë, kur është e nevojshme. Por gjithashtu është e rekomanduar, që konceptimi mund të filloj jo më parë se 15-të ditë nga përfundimi i marrjes së antibiotikëve. Gjithashtu edhe në tre mujorin e parë të shtatzënisë, nuk rekomandohet përdorimi i antibiotikëve.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti