Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mosha per te lindur femije

A ekziston moshe ideale per te nisur shtatzenine e pare te jetes?

Ela (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Nuk mund të mendohet për një moshë ideale për të patur fëmijë. Në kohët e sotme çifti ka një sërë mundësish e pamundësish për të filluar konceptimin e fëmijës e sidomos fëmijës së parë siç mund të jenë; kushtet e shëndetit, raportet botëkuptimore të çiftit, situatat ekonomike etj, etj. Shpesh një grua e re në moshë nuk është gati për të patur fëmijë në planin psikologjik dhe emotiv. Nga ana tjetër mosha e avancuar e gruas ka mundësinë e difekteve kromozonike të cilat influencojnë në komplikacionet e shtatzënisë si dhe në vetë gjëndjen e fëmijës që do të lindë.

Çifti duhet ta zgjedhë vetë kohën dhe numrin e fëmijëve që kërkon të kenë në jetën e tyre. Në mënyrë të përgjithshme referohet nga statistikat se mosha më optimale e gruas për të patur fëmijë është nga 17-18 deri në 35-36 vjeç. Por këto kufi, nuk janë rregulla fikse. Është shumë e rëndësishme që shtatzënia pasardhëse të fillojë mbi 2-3 vjet pas lindjes së fëmijës paraardhës.

Ju uroj jetë të lumtur dhe të lindni fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti