Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksionet gjate shtatzanise

Pershendetje, jam ne javen e 25 te shtatzanise dhe kam infeksion candida albicans dhe streptococcu. Poashtu numrin e leukociteve ne urine e kam shume te larte. Jam duke perdorur ampicilin 500mg dhe meclon (vaginalete). Po ashtu para 3 javesh kam perdorur canesten (vaginalete), por perseri e infeksioni nuk eshte evituar. Ju lutem me tregoni se a eshte rrezik qe infeksioni te mos evitohet fare. Dhe cilat jane pasojat me te medha qe mund te kanosen. Pasiqe kam dhimbje te madhe te shpines dhe poashtu kam pas edhe gjakderdhje pas urinimit.

Teuta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Infeksionet në shtatzëni mund të jenë ose jo problematikë për nënën, fëmijën ose për të dy së bashku. Sipas influencës së tyre në ecurinë e shtatzënisë, infeksionet klasifikohen në infeksione që ndikojnë në shtatzëni, në infeksione që nuk ndikojnë në ecurinë e saj dhe infeksione që burojnë nga shtatzënia.

Kandidoza vaginale, që bën pjesë në grupin e infeksioneve të rëndomtë. Ky infeksion është pothuajse i zakonshëm gjatë shtatzënisë dhe nuk ka ose ka shumë pak ndikim tek fetusi. Trajtimi me antimykotik nga goja është i pakëshillueshëm, ndërsa trajtimi lokal si ai që ju ka dhënë terapisti, është efikas.

Infeksioni nga streptokoku i grupit B, ndodh në shumë raste tek gratë shtatzëna paralindjes. Nëqoftëse me fillimin e aktivitetit të lindjes gruaja trajtohet me antibiotikë, atëherë fetusi është i mbrojtur ndaj këtij infeksioni. Prandaj do ju këshilloja përdorimin e antibiotiko-terapisë në periudhën e fundit të shtatzënisë, me qëllim që të evitohen komplikacionet tek bebi që do lindë.

Meqë analiza e urinës ka rezultuar me probleme, duhet të dini se ky lloj infeksioni paraqitet me shpeshtësi të lartë në shtatzëni duke ndikuar për lindje parakohe, por fatmirësisht është lehtësisht i trajtueshëm. Mjafton marrja e antibiotikëve të gjeneratës të parë ose të dytë për 5 deri 7 ditë, që gruaja me infeksion urinar gjatë shtatzënisë të mjekohet.

Ju po ankoheni se edhe pas 3 javë me mjekime, infeksioni vazhdon. Kjo situatë edhe mundet të ndodhë, prandaj Teuta të rekomandoj të ribëni analizat e kulturës së sekrecioneve vaginale si dhe të ribëni analizat e urokulturës për të rivlerësuar antibiotikun e përshtatshëm për të luftuar infeksionet që keni. Kam bindjen që pas mjekimit të dhënë në bazë të kulturës së sekrecioneve vaginale dhe të urokulturës, nuk do të keni më infeksione të cilat janë shkak edhe për dhimbjen e shpinës apo të gjakrrjedhjes pas urinimit.

Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni me ecuri normale.

Linda (13 vite më parë)
E nderuar doktoreshe, jam ne javen e 12 te shtatezanise, dhe kam sekrecione te bardha ne nje mase te madhe, mjeku im me ka dhene meclon vaginalete qe jam duke i perdorur. Shqetesohem shume per bebin, a do ti ndodhe dicka, pasi qe ne korrik kam pas nje abort spontan, dhe para se te mbetem shtatezene tani jam mjekuar nga mykoplazma dhe ureaplazma, ju lutem per nje pergjegje, ju falenderoj nga zemra.

/komuniteti