Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas abortit spontan

E dashur doktoreshe, kam marre pergjigje nga ty, pasi kam abortuar e jam pastruar kam bere strisho vaginale edhe cervikale gje qe me kane dalur mire... mjekja me ka thene se duhet te ruhem vetem 3 muaj pastaj te filloj shtatzenine tjeter, mirepo pasi une nuk jam e martuar por vetem e fejuar gje qe do te martohem vitin e ardhshem, a paraqet ndonje problem nese une nuk dua te ngelem shtatzene edhe 1 vit? Faleminderit.

Tringa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tringa.

Nuk ka asnjë problem, që shtatzëninë ta fillosh edhe pas një viti apo më tutje. E rëndësishmë është që përpara se të konceptohet, kryej një këshillim parakoncepsional. Mjekja do të udhëzojë në shumë drejtime dhe një nga ato është përdorimi i acidit folit, të cilin duhet ta përdorësh rreth tre muaj përpara konceptimit.

Të uro gjithë të mirat.

/komuniteti