Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shprazja e ujërave

Pershendetje!


Une jam ne muajin e 7 te shtatzenise, cdo gje duket shume mire... Por kisha nje pyetje. Kam lexur tek rubrika juaj nje nene qe shkruante qe kam humbur femijen ne muajin e 7 te shtatzenise pasi mu shprazen ujerat dhe nuk e kam kuptuar... Desha te di!


- Si kuptohet shprazja e ujerave dhe pse ndodh ajo?


- Cilet jane shenjat ne muajin e 7 qe te tregojne qe ke rrezik te lindjes se parakohshme?


- Po femija qe lind ne muajin e 8 a jeton?


Me respekt Lola...

Lola (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola

Rrjedhja e likidit amniotik, ndodh nga plasja e membranave. Ajo ndodh në çdo moment të shtatzënisë dhe përbën problem nëse fetusi është parakohe. Shprazja e ujrave, referohet për një rrjedhje të menjëhershme apo të vazhdueshme të likidit amniotik, nëpër këmbë. Simptomat shtesë përfshijnë ngjyrën dhe konsistencën e likidit, praninë e pikave të vogla të verniksit apo të mekoniumit, përmasa më të vogla të urteruesit. Ekzaminimi ekografik, konfirmon plasjen e membranave, pasi rezulton sasi të zvogluar likidi.

Shenjat e lindjes parakohe janë; ndjenja e rëndesës në fund të barkut, kontraksione uterine të herë pas herëshme, rënia e një sekrecioni të trashë vaginal me rrema gjaku që është tapa mukoide. Konsultimi me mjekun gjinekolog që bën ekzaminimet e nevojshme, vendos përfundimisht diagnozën.

Fëmija që lind në muajin e 8-të, quhet fëmijë i lindur parakohe, dhe trajtohet si të gjithë fëmijët e lindur paratermit. Me kujdesin mjeksor, ai jeton dhe zhvillohet normalisht me përjashtim të fillimit të vështirë të javëve dhe muajve të parë të jetës. Bëjnë përjashim rastet e rënda dhe të parashikura si lindje parakohe.

Gjithë të mirat.

/komuniteti