Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione të vazhdueshme janë normale?

Pershendetje Dr. Keta.


Kam lexuar shume nga pyetjet qe ju jane drejtuar dhe me keni pelqyer vertete ne menyren shume te sakte sesi jeni pergjigjur. Pyetja ime eshte: gjithmone qe kur mbaj mend... kam pasur sekrecione te bardha ~ disa here dhe me te verdha..! tani jam 22 vjec. Ka raste qe ato jane me te shumta ne sasi... dhe ka raste nuk jane fare. Nuk kam pasur probleme te tjera, thjeshte nuk eshte higjenike dhe bezdis dhe partnerin. E di qe duhet te beje dhe nje anal te sekrecione vaginale.. por nqs do ishte e mundur te merrja ndonje mjekim me te shpejte dhe te thjeshte perpara!?


Shume faleminderit per kohen e kushtuar ndaj nesh!

Ana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Që të rekomandohet një trajtim medikamentoz efikas, duhet pa tjetër të njihet diagnoza. Është e mundur që diagnostikimi të bëhet edhe sindromik, duke vlerësuar shenjat dhe simptomat e referuar nga pacienti/ja apo të vlerësuara nga mjeku gjatë vizitën gjinekologjike. Duke u ndodhur përpara kësaj pamundësi, të rekomandoj që pa tjetër të realizosh një vizitë gjinekologe për të marrë diagnozën mbi të cilën vendoset trajtimi.

Me aq sa tregon, mendoj se gjendja nuk është serioze.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti