Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 17 te shtatzenise, mjeku gjinekolog me ka thene qe bebin e kam poshte, dhe trupi i bebit nuk eshte zhvilluar sa duhet per javet qe i ka, ju lutem me ktheni pergjigje jam e shqetesuar. Faleminderit.

Ismetja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ismete.

Për rritje të mirë fetale, ndikojnë dy faktor: ai placentar dhe fetal të cilët sigurojnë rregullimin e rritjes fetale. Duhet të jetë normale mbritja e disa substancave ushqyese në hapsirat e placentës, ku më pas prej saj do të marrë rezervat ushqimore fetusi. Prishja e këtij ekuilibri, sjell mos rritjen e tij.

Të rekomandoj të vazhdosh ndjekjen e vazhdueshme ekografike, për të vlerësuar parametrat biometrik të fetusit. Qëndrimi i zgjatur në këmbë duhet evituar, dhe rregjimi ushqimor duhet të përmirësohet ndjeshëm. Përmirësimi ushqimor konsiston në rritjen e sasisë dhe cilësisë. Dietat ushqimore në shtatzëni, nuk janë të favorshme për mirë rritjen e fetusit.

Uroj që shtatzënia të vazhdoj normalisht.

(11 vite më parë)
me pelqeu shum por kjo Celebrojm nuk e kuptoj dot dhe me duket sikur nuk eshte fjal shqipe

/komuniteti