Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet seksuale në periudhën puerperale

Kam lindur ne javen e 37 te shtatzanise, me prerje cezarjane - anestezion lokal. Doja te ju pyesja se sa mund te zgjate cikli menstrual pas lindjes dhe kur preferohet te fillohet me marredhenje seksuale? Ju faleminderit

Blerina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Periudha e 40-45 ditëve pas lindjes është periudha e lehonisë, në gjuhën mjeksore quhet periudha puerperale. Ajo është periudha gjatë të cilës organizmi i gruas rikthehet në gjëndjen e parashtatzënisë. Ndaj është i pritshëm edhe rikthimi dhe rifillimi i ciklit menstrual. Por, koha e rifillimit të ciklit menstrual pas lindjes është e menaxhueshme. Ajo mund të shtyhet edhe deri në gjashtë muaj, me kushtin që nëna e re të ushqejë fëmijën e saj vetëm me qumësht gjiri, ditën dhe natën sa herë që bebi kërkon të pijë, por pa kaluar 6-të orë nga njëri vakt tek tjetri.

Rekomandohet që marrëdhëniet seksuale në periudhën e lehonisë, të mos kryhen. Arsyeja kryesore ka të bëjë me kohën e rikthimit në gjëndje normale në përgjithësi të organeve të gruas që ka lindur fëmijë e në veçanti të organeve seksuale.

Nënat lehona duhet të respektohen dhe të mbështeten nga bashkëshortët e tyre dhe nuk duhen imponuar për të kryer marrëdhënie seksuale, nëse ato nuk paraqiten të gatëshme për këtë. Ky kushtëzim nuk ka të bëjë vetëm me shëndetin e saj, por ka të bëjë edhe me anën psikologjike të nënës. Disa studime referojnë se rreth 22-23% nënave lehonë kanë deklaruar se kanë pushuar aktivitetin seksual pas lindjes, ndërsa gati 50% e femrave pas lindjes së tyre kanë pak dëshirë për të kryer marrëdhënie seksuale për një periudhë deri prej 3 muaj pas lindjes.

/komuniteti