Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ushtrimet me bicikletë gjatë periudhës së gjidhënjes

E dashura mjeke, jam nje nene me bebin 2 muajsh, kam lind normal me djale, gjithcka ne rregull deri tash, po une kam shtuar shume peshe gjate shtatzenise e tash cdo dite e me shume shtoj! E kam ble nje biciklete po me ndihmon shume me be ushtrime ne shtepi, po une e ushqej djalin me gji, deshta t`ju pyes a humb qumeshti nese bej ushtrime? Ju pershendes.

Linda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Nuk ka kuptim që nëna me fëmijën në gji, të shtojë në peshë dhe të vazhdojë të shtoj në peshë ashtu si ti referon. Mbase duhet të rishikosh rregjimin ushqimor, por pa e hequr vëmëndjen nga ushqyerja e fëmijës me qumësht gjiri. Edhe ushtrimet fizike janë të rekomanduara pas lindjes edhe nëse nëna e re, ushqen fëmijën me qumësht gjiri. Në këtë rast ka një këshillë thelbësore. Përpara se të fillosh ushtrimet gjimnastikore qoftë edhe me biçikletë shtëpie, ushqeje fillimisht fëmijën me qumësht gjiri. Pasi ai të jetë ngopur, do ndjesh se edhe kryerja e aktivitetit fizik që ti do bësh, do të jetë më e lehtë.

I uroj shëndet fëmijës tënd.

/komuniteti