Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

E dashur doktoreshe pershendetje dhe ju falenderoj per pergjigjet tuaja, vertet qe na ndihmojne shume. Une jam ne javen e 38, para dy ditesh isha per kontrolle dhe doktori mati rrahjet e zemres fetale, me tha cdo gje eshte normale dhe ne rregull, tani mbas nje jave do shkoj prape por kisha nje pyetje a eshte normale te kem pak sekrecione nga poshte, jane te bardha dhe pa ere edhe kam nje si rendese ne fund sikur dua te shkoj ne banje por nuk bej asgje, keto nuk i kam shume te shpeshta? Edhe dicka a ben qe te udhetoj tani rreth 20 min per ne plazh apo jo? Me falni qe u zgjata edhe pune te mbare.

Marsi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsi

Shtimi i sekrecioneve vaginale, janë normale me moshën e shtatzënisë që ke. Nëse nuk ke djegie, kruarje apo erë, nuk përbëjnë problem.

Lindja e fëmijës tënd është me ditë. Nuk më duket normale që të udhëtosh qoftë edhe për 20 minuta, për në plazh. Të rekomandoj të qëndrosh në vënde të freskëta dhe të bësh vetëm shëtitje të pa lodhshme.

Uroj të lidësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti