Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund të jetë aborti shkak i shtimit në peshë?

Pershendetje, doktoreshe para tre vjetesh kam lindur nje femije, lindje natyrale. Pas lindjes nuk pata probleme me peshen trupore, gjithashtu edhe cikli me erdhi pas tre muajsh. Rreth 6 muaj pas ardhjes se ciklit kam bere nje abort me medikamente, edhe nuk pata asnje problem. Mirepo nga ajo kohe kam shtuar ne peshe edhe me gjithe dietat e ndjekura nuk kam arritur asnje rezultat. Cikli menstrual me vjen rregullisht, vecse ne sasi me te paket. Desha te di nese ky abort ka ndikuar ne peshen time trupore edhe ndonje menyre sesi mund te bie nga pesha? Faleminderit.

Ani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ani

Medikamenti që ke përdorur për abort, nuk ka si efekt anësor shtimin në peshë. Mund të kesh çrregullime të tjera metabolike, për të cilat bën mirë t’i konsultosh me një mjek dietolog.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti