Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është normale vonesa e menstruacioneve deri në 9 muaj pas lindjes?

Pershendetje doktoreshe!! Jam nje nene e re me nje foshnje 9 muajshe, qe e kam ne gji. Nuk me kane ardhur menstruacionet dhe pse kane kaluar 9 muaj. Gjate shtatzenise kam pire shume progresteron per shkak te rrezikut te deshtimit, a mund te jete kjo nje arsye? Cfare duhet te bej a eshte normale apo duhet te konsultohem me ndonje mjek? Faleminderit, me respekt, Enkelejda.

Enkelejda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Enkelejda

Meqënese vazhdon ta ushqesh fëmijën me gji, është normale që mos ardhja e menstraucioneve të shtuhet edhe një vit pas lindjes. Nëse nuk të vijnë pas kësaj kohe, atëherë duhet të drejtohesh për konsultë tek një mjek gjinekolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti