Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, ju lutem mund te me ndihmoni jam prape e njejta paciente qe kisha problem me trombozen ne javen e 13 te shtatzenise, mirepo tash qe sa dite kam menstruacione me ngjyre kafe sa eshte rrezik kjo per momentin jam shume e shqetesuar kam kontaktuar mjekun tim, mirepo deri ne javen e ardhshme nuk mund te shkoj ne kontrolle, ju lutem me ndihmoni?

Lila (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lila.

Të rekomandoj të përdorësh aspirin Protect, e cila ndihmon për të parandaluar trombozat. Për të dominuar situatën të rekomandoj të përdorësh, antispazmolitik (phloroglucinol EG ose spasfon) dhe utrogestan vaginal, 200 mg.

Javën tjetër kontakto mjekun që ndjek shtatzëninë, për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Uroj që situate të kalon mirë.

Lila (13 vite më parë)
Ju falenderoj shume shume dhe ju uroj pune te mbare.

/komuniteti