Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Seksi në javët e fundit të shtatzënisë

Pershendetje gjinekologe!


A eshte e vertete, qe nese ke nje shtatzeni normale, seksi ne javet e fundit te ndihmon qe te hapesh me shume apo eshte i rrezikshem per foshnjen?


Faleminderit.

Elona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elona.

Raportet seksuale të pa mbrojtura (me derdhje në vaginë), lejohen dhe rekomandohen në fund të shtatzënisë. Sperma është e pasur me prostoglandina, të cilat ndihmojnë në shpërthimin e aktivitetit të lindjes. Bebi nuk ka arsye të dëmtohet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti