Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka gjasa ta shpëtoj këtë shtatzëni?

Une jam shtatzene 6-javeshe, mirepo dje isha ne kontrolle te mjeku dhe me ishte formuar nje hematome ne madhesi 10 here me e madhe se embrioni. Kjo eshte hera e dyte qe mbes shtatzene me IVF dhe heren e pare kam abortuar ne javen e gjashte per shkak te hematomes. Mjeket me rekomanduan ti beje analizat e gjenetikes dhe fakt. gjenetik, dhe rezultati ishte mangesi ne koagolimin e gjakut. Kete here me preferuan injeksione "FRAGMIN" te cilat i kam marre qe nga dita qe e kam bere transferin e folikulave ne miter deri ne javen e peste kur ka filluar nje gjakderdhje 3 dite, dhe pastaj me eshte ndaluar gjakdredhja po ashtu dhe FRAGMIN-in ma ndaloi mjeku. Tash per shkak te hematomes me rekomandoi mjeku regjim shtrati deri ne kontrollen e ardhshme pas nje jave. Ju lutem me tregoni a kam gjasa ta mbaje kete shtatzani apo jo?

Nora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nora.

Gjendja që përshkruan, tregon se je përpara rrezikut të abortit. Shkaku i mos dominimit, është i gjendur nga mjekët dhe, ka lidhje me koagulimin e gjakut. Ndjekja e rregjimit absolut të shtratit, edhe mund të ndihmojë në ecurinë e shtatzënisë, si dhe bashkëngjitur të rekomandoj t’i shtosh trajtimit progesteron dhe antispazmolitik.

Të uroj fat.

enkelejda haxhiu (10 vite më parë)
pershendetje une jam shtatezane rreth 4 ose 7 javeshe heren e pare kame abortuar, doktori me tha qe shkaqet jane te pa njohura tani qe jam shtatzane per her te dyte doktori me ka then qe je rrezik deshtimi nga nje hematom qe te eshte krijuar, para 3 ditesh kam pas hemoragji kur bera viziten dok me tha qe te shtoja progesteronin nga 2 kokrra ta bej 3 kokrra si dhe e shoqeroj me buskopan qe eshte antizpazmatik si dhe gjysem kokrre salospir, tani sikur jam me mir kam 3-4 dit qe nuk kam pas hemoragji, theksoj ketu qe kam mbajt dhe regjim shtrati sa ngrihesha pak qe haja buk dhe shtrihesha serisht.SI mendoni do me heci kjo shtatezani flm se ndoshta u zgjata pake shume
Nora (13 vite më parë)
Pershendetje. Ju falenderoj shume per pergjigjen tuaj. Une sot e bera kontrollen me ultrasound dhe beba eshte duke u zhvilluar, njekohesisht dhe hematoma ka filluar te zvogelohet si rezultat i gjakderdhjes vaginale qe e kam me ngjyre kafe te mbyllur-gati e zeze. Terapine qe ma keni rekomanduar jam duke e perdorur, te cilen ma ka rekomanduar edhe mjeku. Gjitha te mirat.

/komuniteti