Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e mestruacioneve

Une jam nje vajze 12 vjecare dhe me kane ardhur mestruacionet qe 3 muaj dhe qe 2 here me kane ardhe me te njejten date dhe ne mengjes sot kur me ra ne mend se kam daten e menstruacioneve ne mengjes nuk me erdhen. Me te njejten date vijne menstruacionet apo jo sepse dua ta di jam bere merak. Pres pergjigjen tuaj, ju pershendes.

Flutura (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Flutura.

Të uroj për ardhjen e menstruacioneve. Menstruacioni është gjakrrjedhje e cila ndodh tek femrat rregullisht çdo 28-të ditë, por ka femra të cilave cikli menstrual u zgjat nga 21 deri 35 ditë. Në çdo cikël menstrual, rreth ditës së 14-16, formohet veza ose ovuli. Në moshën tënde disa cikle menstruale janë anovulatore, dmth pa vezë. Ky është shkaku që edhe mund të kesh çrregullime në ardhjen e menstruacioneve, deri sat ë situate të stabilizohet me rritjen e moshës tënde.

Bisedo edhe me mamin, motrën apo ndonjë të afërmen tënde, për këtë problem.

Të uroj jetë të lumtur.

Flutura (13 vite më parë)
Domethene do rritem me trup... dhe faleminderit

/komuniteti