Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e lindjes

Prsh doktoreshe, flm shume per ndihmesen qe me ke dhene, tani sa kam hyre ne javen e 39 por kam dy dite qe kam dhimbje ne fund te barkut dhe kurrizit, nuk e di ca dhimbjesh jam, se mos ka filluar procesi i lindjes dhe une nuk e kuptoj se e kam lindjen e pare? Doktori me ka thene qe data e mundshme eshte 4 gushti. Kur kam dhimbje ne fund te barkut kam dhe fortesim te barkut. Me fal se u zgjata, pres pergj tuaj, flm shume.

Merita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Merita.

Mendoj se nga sa shpjegon, janë parashenjat që lindja po vjen. Tre janë shenjat kryesore, që tregojnë fillimin e aktivitetit të lindjes.

Shkëputja e tapës mykoide, një sekrecion i trashë me rrema gjaku del nga organet gjenitale. Pas shkëputjes së saj, 24-48 orë mund të fillojnë kontraksionet uterine. Fillimi i kontraksioneve uterine, që do të thotë; dhëmbje të lehta të mesit dhe të fundit të barkut, të cilat vijnë duke u shpeshtuar dhe duke u forcuar. Mundet që papritur të plasin ujrat (lëngu amniotik), që është rrjedhje e likidit pa u shoqëruar me dhëmbje.

Me shenjën më të parë, drejtohu tek mjeku që do presë lindjen e fëmijës tënd.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti