Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembja e shpines

Kam lindur nje vajze para 5 muajve dhe gjendja ime ishte shume e mire deri me tani, dy javet e fundit kam dhembje ne fund te barkut ne shpine dhe sekrecion vaginal, gjithashtu kam dhembje te kembeve analizat e gjakut dhe urina nuk tregojne ndonje infeksion a mund te jete ndonje ftohje apo dicka tjeter? Flm

Beki (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Gjatë shtatzënisë, gjinjtë dhe mitra riten në volum dhe peshë duke rënduar pjesën e përparme të trupit. Me ritjen e bebit, tërhiqen muskujt e barkut që mbahen rreth kolonës vertebrale. Këto ndryshime fizike, detyrojnë gruan shtatzënë të rregullojë në çdo moment qëndrën e ekuilibrit të saj si gjatë ecjes, qëndrimit në këmbë, ulur apo shtrirë. I gjithë ky sforcim, shkarkohet te kolona dhe muskujt që mbajmë trupin e gruas vertikalisht. Gjithashtu ligamentet dhe nyjet e pelvisit bëhen më elastikë, duke u përgatitur për aktin e lindjes. Të gjithë faktorët e mësipërm, janë shkaku kryesor i dhëmbjes së shpinës gjatë shtatzënisë. Ditët në vijim me ngarkesë gjatë shtatzënisë dhe shtimi i vazhdueshëm i peshës, ndikojnë edhe më shumë në dhëmbjen e shpinës.

Nëqoftëse pas lindjes gruaja ndjen dhëmbje për rreth mesit, në kryqe, në pjesën e fundit të barkut, në pjesën e brendshme të kofshave si dhe vështërsi gjatë ecjes apo ngjitjes së shkallëve, duhet t’i kushtoj kujdes të veçantë situatës shëndetsore të saj. Shkaku mund të jetë i shumëllojshëm por, nëse diagnostikimi dhe terapia bëhen sa më shpejt, dhëmbja dhe problemet e tjera shoqëruese është e mundur evitohen në kohë.

Meqënëse analizat që keni bërë nuk kanë konstatuar infeksione, është e mundur të definohet se dhëmbjet në fund të barkut dhe në shpinë kanë shkaqe të tjera. Duke dalë paksa jashtë profesionit tim, po mundohem të jap disa këshilla praktike.

Mos ngrini pesha të rënda, dhe kur duhet të ngrini diçka nga toka, mbajeni shpinën drejt dhe ngarkesën sa më afër trupit tuaj. Ajo mundësisht të ndahet në mënyrë të barabartë, për sejcilin krah. Sa herë që duhet të ktheheni mbrapa, mos e rrotulloni shpinën por, rrotulloni trupin gradualisht me ndihmën e këmbëve. Vishni këpucë pa taka, sepse në këtë mënyrë pesha e trupit shpërndahet uniformisht në të gjithë shputën e këmbës. Kjo situate, bën që ekuilibrimi të jetë më i lehtë. Gratë që kanë punë zyre, tavolinën dhe karriken e punës ta lartësojnë në nivel të përshtatshëm për të mos përkulur shpinën.

Në këmbë apo në ecje, shpina duhet të jetë gjithmonë drejtë dhe e pasforcuar. Ulur, shpina duhet mbajtur drejt dhe e mbështetur mirë. Për ta parandaluar dhe për ta lehtësuar dhimbjen, në pozicionin shtrirë ndihmon shtrati i fortë. Nëse shtrati është i butë, ai duhet përforcuar qoftë edhe me shtrimin e disa drrasave apo ristelave. Ndalimi i punëve dhe veprimeve që rëndojnë fizikun sidomos në muajt e fundit të shtatzënisë dhe 2-3 muaj pas lindjes, janë përkujdesje shumë e mirë për shëndetin afatgjatë të gruas shtatzënë.

Nëse shpina ju dhëmb në mënyrë të padurueshme, kërkoni nga mjeku i familjes për t’ju rekomanduar ndihmën e mjekut fizioterapeft.

/komuniteti