Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka mundësi të jem shtatzënë?

Pershendetje doktoreshe! Une jam 18 vjec dhe para 2 ditesh pata marredhenien time te pare me te dashurin tim, ndodhi qe gjate aktit ndjeja dhimbje dhe si pasoje ai nuk mundi te penetronte plotesisht mbrenda meje! Ne momentin e ejakulacionit penisi i tij ndodhej vec pak mbrenda vagines time, kur u cova nga krevati po kulloja lengun e spermes se tij nga vagina ime. A eshte e mundur qe kur nuk kryhet penetrimi i plote lengu spermes te hyje drejt vezores time, dhe theksoj qe nuk jam e sigurt ne jam c`virgjeruar. Ju lutem se jam shume ne ankth! Ju faleminderit per kohen tuaj!

Juliana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Juliana.

Kur kryhet marrëdhënie seksuale, ka penetrim ose jo penetrim. Nëse ejakulacioni ka ndodhur kur penisi ka qënë “veç pak brënda”, tregon që penetrimi është kryer. Nëse dyshon për virgjërinë, kontrolloje veten me pasqyrë ose kontakto me mjekun gjinekolog për ta konfirmuar atë.

Nëse himeni është i pa çarë, mundësia për të mos mbetur shtatzënë shkon deri në 100%. Nëse himeni është i çarë, mundësia e fillimit të një shtatzënie të padëshiruar është e madhe dhe si hap i parë vlen testi i shtatzënisë. Konfirmimin përfundimtar e jep mjeku gjinekolog me vizitë dhe ekzaminimet që ai kryen.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti