Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A paraqet pengesë mitra e vogël për shtatzëninë?

Pershendetje doktoreshe, i kam 22 vjeç dhe i kam patur 2 aborte. Aborti i pare me ka ndodh kur i kam pas 4 muaj (16 jave) dhe aborti i dyte i kam pas 4 muaj e 2 jave (18 jave). 1 vit kam pauzuar pastaj fillova ti bej disa analiza te cilat mi propozoi mjeku nder keto me duhej te bej edhe HSG fotografimin e thelle. Fotografimin e dergova tek gjinekologu im dhe ai me tregoi qe mitren e kam pak me te vogel se qe duhet me qene. Mirepo ai nuk mu pergjigj ne pyetjen time ai vetem thoshte qe ti presim edhe rezultatet e analizave te tjera. Jam bere shume merak dhe desha tju pyes juve se a eshte pengese mitra pak e vogel per ta quar shtatzenine deri ne fund? Ju pershendes.

Arjana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjana.

Mitra e vogël (hypoplaza uterine), mund të jetë një nga shkaqet e abortit spontan. Por, duhen pritur edhe përgjigjet e anlizave të tjera që ka kërkuar mjeku, për të konsultuar më me hollësi mbi arsyen e vërtetë të aborteve që kanë ndodhur. Nëse gjendjen shkaqe të tjera, zgjidhja ose eliminimi i tyre jep mundësinë për ta çuar shtatzëninë e rradhës deri në term.

Gjithë të mirat.

/komuniteti