Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes

Pershendetje doktoreshe.


Jam ne javen e 38 te shtatzenise dhe mjeket me thane qe duhet te lindi sepse bebit po i shkon zemra here poshte e here larte, a mundet te kete problem beba pas lindjes me zemer edhe a eshte normale te lindi ne javen e 38, te lutem sa ma shpejte te jete e mundur te ma ktheni pergjigjjen. Tung.

Erza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erza.

Lindja mbi javën 37-të të shtatzënisë, konsiderohet si lindje normale. Për të shmangur problemet më të thella, fëmija duhet të lindë sa më shpejt të jetë e mundur.

Problemet kardiake mbi fëmijën, vendosen pas lindjes nga mjekët specialistë.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti