Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione kafe dhe temperaturë

Pershendetje.


Jam ne javen e 11 te shtatzenise dhe ka rreth 4 dite qe kam sekrecione me ngjyre kafe (ne sasi shume te vogel). Gjithashtu kam dhe nje temperature 37-37,2 °, temperature e cila eshte konstante pothuaj gjate gjithe dites. Doja te dija cilat mund te jene shkaqet dhe a perben rrezik? Ju falenderoj.

Tila (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tila.

Sekrecionet kafe në këtë periudhë të shtatzënisë, janë dyshuese. Ato tregojnë për rrezik aborti spontan. Të rekomandoj të drejtohesh tek mjeku gjinekolog që ndjek shtatzëninë, për të bërë ekzaminimet e duhura dhe marrë trajtim medikamentoz.

Temperatura me shifrat që referon, bën pjesë në temperaturat subfebrile, që mund shoqërojnë gratë në shtatzëni. Megjithatë bëj një analizë dhe kulturë të urinës, për të përjashtuar mundësinë e një infeksioni urinar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti