Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qepja pas lindjes (qepja e lëkurës së perineumit)

Te dielen behen 4 jave nga lindja ime e dyte, gjate lindjes kam pasur krisje te lekures dhe me kane qepur 2 apo 3 kopesa, tani behen 4 jave dhe penjte nuk me kane rene, nuk ka qene pej ngjyre kafe mirepo te bardhe...cfare te bej?

Diellza (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Laceriacionet apo krisjet e lëkurës, mund të ndodhin tek gratë edhe gjatë lindjeve normale. Zakonisht materialet që realizohet qepja, janë të absorbueshëm nga organizmi. Kjo do të thotë se ato treten/shkrihen nga organizmi dhe pjesët e mbetura jashtë, bien vetë. Meqënëse ju përshkruani që akoma nuk ju kanë rënë penjtë prej 4 javë, mendoj që duhet të drejtoheni tek mjeku që ju ka pritur lindjen, qoftë edhe për t’i hequr ato. Proçedura është e thjeshtë dhe pa dhimbje.

Rastet e tilla, kërkojnë vëmëndje të veçantë higjene. Vëndi i qepur duhet të shpërlahet shpesh me disifektues të lehtë. Në kushte të tjera, shplarja edhe me ujë të vakët është e rekomanduar. Pas shplarjes, vendi i qepur thahet me kujdes me napa sterile. Kujdes duhet t’i kushtohet lëvizjeve e sidomos uljes, që duhet bërë ngadalë dhe pa sforcime. Dhimbjet e mundshme mund të dominohen me preparate mjeksore qetësuese të lehta.

Të uroj të kalosh sa më shpejt, në jetë konforte.

(12 vite më parë)
Kur kam pasur probleme me zorren e trashe pas lindjes, mjeku me tha po te mos e kishe vajzen ne gji, do te te sheroheshe menjehere me nje injeksion me botox, por meqe e ke vajzen ne gji, sherimi do te zgjase me shume, me krema dhe ushtrime

/komuniteti