Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja gjatë shtatzënisë

E nderuara doktoreshe, kam 10 jave shtatzene dhe me eshte lajmeruar gjakderdhja. Cfare me keshilloni? Te ju skjaroj me shume, gjakderdhja nuk eshte e madhe dhe ndoshta vlen te theksoj se nuk kam kurrfare dhimbjesh. Faleminderit.

Arta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta

Në fillimet e shtatzënisë, tek shumë gra gjakrrjedhja nuk paraqet problem. Por gjakrrjedhja, është dhe arsye e një aborti spontan. Prandaj të rekomandoj të kontrollohesh tek mjeku gjinekolog, për të gjetur shkakun e saj.

Të uroj mjë shtatzëni të mbarë.

/komuniteti