Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e ciklit menstrual

Pershendetje doktoreshe, kisha nje pyetje per ju, mua qe 3 vitet e fundit nuk i kam pas crregullim te menstruacioneve, secilen nga 2 muaj, e jo muaj per muaj, ju lutem me tregoni a ndikon crregullimi i menstruacioneve qe nuk ngeli shtatzene? Me respekt, tung.

Beta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Beta.

Çrregullimi i menstruacioneve, ka si shkak kryesor çrregullimin hormonal. Mundësia e shtatzënisë tek një grua më çrregullime të ciklit menstrual, është shumë e vogël.

Rekomandimi im është, trajtimi derisa të rregullohet cikli menstrual dhe më pas mund të kërkohet fillimi i shtatzënisë. Kontrolli i nivelit të hormoneve, është fillimi i këtij korrigjimi. Prandaj kontakto me një mjek gjinekolog, për të hartuar skemën e ekzaminimeve dhe trajtimit.

Të uroj fat.

Kuqi E. (12 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe, doja te pyesja per dicka... vajzes time i erdhen ne moshen 14 vjece i erdhen 6-7 muaj dhe me pas i jane nderprere dhe nuk i kane ardhur me. Jam e shqetesuar. Ju lutem me ktheni pergjigje.
Gashi B (12 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe, desha me ta bo nje pyetje kam shume crregullime te ciklit asnjehere nuk me vin me date te njejte ndodhe qe ka 2 ose me shume muaj nuk me vin hiq i kam dy femije nuk e di qka me bo? Ju lutem me jepni nje pergjigjje.

/komuniteti