Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mosngelja shtatzënë

Pershendetje mjeke e nderuar, nese keni mundesi te me tregoni ndonje ilaç te rendesishem per te ngelur shtatzene, mua me kane thene te pije uvin-miks çaj nga 1.5 l ne dite per te ngelur shtatzene dhe disa tableta qe quhen femmibion, dhe e pij nga nje ne dite mbrenda 7 diteve. Me intereson a ka ndonje ndikim per te ngelur shtatzene? Ju lutem pres pergjigje.

Beta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Beta.

Shtatzënia është produkt i dy organizmave, mashkullor dhe femëror, të cilët janë të aftë të realizojnë riprodhimin. Kjo do thotë që shëndeti i tyre riprodhues, duhet të jetë optimal. Për shkaqe të ndryshme, ndodh jo rradhë që ciftet nuk lindin fëmijë. Mjeksia synon të diagnostikojë shkakun e prishjes së shëndetit riprodhues dhe për ta dominuar atë, realizon trajtime mjeksore sipas strategjive dhe procedurave ndonjëherë edhe standarte.

Beta, shpresoj që më ke kuptuar. Fillimisht diagnostikohu tek një mjek gjinekolog për të gjetur shkakun e pa mundësisë për të mbetur shtatzënë. Pas kësaj, mjeku do të japë rekomandime për të përdorur preparate dhe terapi mjeksore. Të siguroj që asnjë mjek, nuk do të rekomandoj të përdorësh këtë cajin uvin-miks për të mbetur shtatzënë. Ndërsa preparati me emrin femibion, është tjeshtë acid folik me dis ashtesa, i cili është i rëndësishëm të përdoret deri tre muaj përpara fillimit të shtatzënisë e deri në 12-të javët e parë të shtatzënisë. Ai ndikon për të lindur një fëmijë të shëndetshëm sidomos nga ana e sistemit nervorë, por në asnjë mënyrë nuk është preparat që ndikon në fillimin e një shtatzënie.

Gjithë të mirat.

/komuniteti