Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezoret e ftohura

Tung doktoreshe, une kam probleme me vezoret, i kam bere te gjitha kontrollat te mjeku por me ka thene se vezoret i kam te ftohura, ndonjehere nuk funksionojne prandaj kam crregullim te menstruacioneve dhe nuk mund te ngel shtatzene. I kam bere analizat, hekurin e kam te dobet 9. A ka ndikim edhe bashkeshorti ne mosngeljen shtatzene, ai i pi nga 2 paketa cigare ne dite, a ndikon kjo te une qe te mos ngel shtatzene, me tregoni ju lutem?!

Beta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Edhe një herë përshëndetje Beta.

Që një grua të ketë mundësinë e mbetjes shtatzënë, duhet që menstruacionet e saj të jenë të rregullta në nënyrë që ovulacioni të jetë i pranishëm kur spermatozoidët të qarkullojnë në kavitetin uterin. Crregullimi menstrual që shpjegon, në shumicën e rasteve është i korrigjueshëm. Faktorët kryesor të këtij crregullimi, janë prishja e niveleve hormonale. Vlerësimi i tyre, i jep mundësi mjekut për të rekomanduar trajtimet e domosdoshme. Nëse ka probleme të tjera influencuese, mjeku gjinekolog ka mundësinë t’i konstatoj dhe trajtoj ato.

Edhë bashkëshorti duhet të kontrollohet tek mjeku androlog (mjeku që merret me shëndetin riprodhues mashkullor). Duhani, pijet alkoolike, drogat etj, kanë influencë negative në aftësinë riprodhuese.

/komuniteti