Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Agjërimi i ramazanit gjatë shtatzënisë

Pershendetje... Jam ne muajin e 5 te shtatzenise dhe po ndjehem mjaft mire ,jam duke agjeruar muajin e Ramazanit, deshta te di a ndikon kjo te beba ime pasi qe deri ne ora 20:00 mbremje nuk ha dhe nuk pi asgje, mirepo mbas ores 20:00 i pij vitaminat dhe ha mire e mire dhe pi uje shume dhe lengje. Me intereson te di a eshte keq kjo per beben time edhe pse une jame shume mire. Dhe pyetja tjeter eshte se beba ime levize shume gjate dites me frikeson mos ka ndonje mundim apo dicka tjeter sepse non stop leviz dhe leviz goxha shume. Ju flm shume sepse e zgjata pak, shpresoj te mos ju lodhi.

Rina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rina

Që fëmija në barkun e nënës të rritet i shëndetshëm dhe normal, ai duhet të ushqehet. Këtë ushqim e merr nga trupi i nënës. Nëse nëna nuk merr ushqime të domosdoshme në sasi dhe cilësi si dhe nuk konsumon sasinë e nevojshme me lëngje, atëherë edhe fëmija në barkun e saj nuk do ushqehet normalisht. Në këto kushte fëmija do vuaj, shtatzënia mundet të ketë ecuri jo normale dhe mund të lindë me problem të rënda.

Unë di, që gratë shtatzëna nuk u lejohet të agjerojnë. Megjithatë, kjo është zgjedhja tënde.

Mungesa e lëngjeve në organizmin tënd, sidomos në këtë vapë, si dhe mungesa e ushqimit do të sjellë pa tjetër ato shqetësime që ti tregon për fëmijën tënd. Lëvizjet e tepërta të fëtusit, mund të jenë pasojë edhe e vuajtjes së tij.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti