Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja gjatë shtatzënisë (anomali të mitrës)

Pershendetje e nderuare doktoreshe, jam shtatezene qe 3 muaj, kam bere shume kontrolla gjinekologjike, dhe me kane thene se e kam mitren me dy pjese, vetem njera pjese ka foshnje. Tani kam mestruacione, ne kohen qe kisha per te me ardhur, me sugjeroni dicka e nderuar sepse jemi te brengosur shume apo qe ka mundesi me jep nr e tel kontaktojme ..

Minaver (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Anomalitë e mitrës, apo mitra e ndarë në dy pjesë siç e përshkruan ti Minaver, gjithmonë paraqet rrezikun e abortit. Kjo ndodh në përqindje më të lartë se tek gratë me mitër normale. Të rekomandoj të bësh ekografi, ku të matet qafa e mitrës (cervikometria). Nëse është më e shkurtër se 2 cm, tregon që je përpara rrezikut të abortit. Megjithatë rregjimi rigoroz i shtratit, mund të jetë shpëtimi shtatzënisë aktuale. Evito punët e rënda dhe qëndrimin e gjatë në këmbë.

Minaver, nëse do ta ishe kontrolluar dhe ekzaminuar përpara shtatzënisë tek mjeku, do të ishte konstatuar anomalia e mitrës. Me një operacion plastik, do të ishte eliminuar problemi që ti tregon sot. Uroj që shtatzënia të shkojë deri në fund të saj. Por më pas, drejtohu pa tjetër tek mjeku gjinekolog për të korrigjuar anomalinë e konstatuar.

klar (10 vite më parë)
Pershendetje ,po foshnja ime qe eshte 3 jave e gjysem dhe del jashte per nevoje vec nje here ne 24 ore dhe pelena e saj eshte e mbushur bollshem. kurse per urine del me shpesh 3 here ne dite. ka lindur me peshe 4 kg, dhe ushqehet me qumesht artificial per mungese te qumshtit te gjirit. ushqehet cdo 3 ose 4 ore me 60 ose 90 ml qumesht. Ju lutem mund te me thoni eshte e mjaftushme kjo sasi qumshti ?

/komuniteti