Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ekografia gjate shtatzanise

E nderuar doktoreshe, shume faleminderit per gjithcka qe informoni ne kete faqe interneti.Do te desha te dija a e demtojne femijen ekografite e shpeshta sidomos ne 3 mujorin e pare, dhe deri sa eko mund te behen gjate gjithe barres. Ju faleminderit Eni.

Eni (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Ekografia është ekzaminim, që realizohet nëpërmjet ultratingujve. Ultratingujt nuk janë të dëmshëm për bebin. Gjatë një shtatzënie normale, rekomandohet realizimi i katër ekografive. Eko e pare, realizohet që në fillim të vonesës menstruale për të konfirmuar shtatzëninë. Eko e dytë, realizohet në javën e 13 të shtatzënisë për të matur transducensën nukale (matje në qafën e bebit që mund të konfirmojë një anomali gjenetike). Eko e tretë, realizohet në javën e 20-22 të shtatzënisë dhe quhet eko morfologjike. Ajo shërben për të parë zhvillimin normal të bebit. Ndërsa eko e katërt, realizohet rreth javës së 38 të shtatzënisë për të parë pozicionin dhe përafërsisht peshën e bebit që mjeku të vendosë nëse duhet kryer një lindje vaginale apo prerje cezariane. E gjitha kjo proçedurë realizohet për një shtatzëni normale.

Nëse mjeku gjinekolog e sheh të arsyeshme, atëherë mund të kryhen edhe ekzaminime të tjera ekografike suplementare.

/komuniteti