Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Të vjellat gjatë shtatzënisë

E nderuar gjinekologe, cfaredo qe ha, vjell shume, si tia bej?

flutura (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Të vjellat, mund të vijnë për shumë arsye. Nga që ti Flutura nuk më ke treguar asnjë një të dhënë ku unë t’i bazoj këshillat e mija, mund të them se; nëse nuk je shtatzënë, drejtohu menjëherë tek mjeku gasteroenterolog. Nëse je shtatzënë dhe nuk ke probleme shëndetsore që kanë lidhje me të vjellat, duhet të dish se problem yt edhe mund të ketë të bëjë me shtatzëninë.

Midis shenjave që tregojnë për mundësinë e mbetjes shtatzënë, janë edhe të vjellat. Si rregull ato shfaqen në fund të muajit të parë dhe përfundojnë në fund të muajit të tretë të shtatzënisë. Ndodh sidomos tek shtatzënat me dy apo më shumë binjakë, që ndjenja e të vjellurit apo të vjellat t’i shoqërojnë gratë deri në fund të shtatzënisë. Në përgjithësi shfaqet në mëngjes, por mundet të shfaqen edhe gjatë ditës apo në mbrëmje. Për shkak të ndjenjës së të vjellurit apo të vjellurit, tek gratë shtatzëna janë evidentuar raste të mos ushqyerjes gjatë vakteve.

Janë të diskutueshme teoritë hormonale të shtatzënisë si shkak për ndjenjën e të vjellurit apo të vjellurit, ashtu siç janë të diskutueshme edhe teoritë e kequshqyerjes. Por është vërejtur se kur përdoren ushqime të përshtatshme dhe të pranueshme nga organizmi individual, situata përmirësohet.

/komuniteti