Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, e para ju pergezoj per kete pune mjaft te dobishme per nenat e ardhshme, une jam ne muajin e 8 dhe bebi im, i cili konsiderohet te jete vajze sipas EKO-s, leviz jashtezakonisht shume, pothuajse gjithe diten, ose pjesen me te madhe te saj, biles dhe naten kur une zgjohem ndonjehere per shkak se urinoj shume shpesh, ju lutem me thoni a jane normale keto levizje kaq te shpeshta? Si dhe desha tju pyes per tensionin e gjakut qe e kam poshte 10 me 6.5, si dhe ndonjehere me keputet trupi sikur don te me bjere te fiket, pres me padurim pergjigjen tuaj... Duke ju uruar dhe nje here per punen dhe durimin tuaj, ju uroj gjithe te mirat;

Vali (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Një mënyrë e monitorit të ecurisë së shtatzënisë, për shumë klinika mjeksore bashkëkohore, është edhe numrimi i lëvizjes fetale. Ato kërkojnë të dinë kohën e 10-të lëvizjeve fetale. Nëse nëna numëron më pak se 10 lëvizje fetale në 12 orë, vlerësojnë se rreziku i ecurisë së shtatzënisë është i rritur. Studimet tregojnë që ecuria fetale lidhet me lëvizjet fetale dhe mundësia për të reduktuar vdekjet inutero, duhet të lidhet me monitorimin e rrahjes së zemrës fetale. Në këto raste është e rekomanduar, që të bëhen ekzaminime karditokografike ose non stres test.

Mbi sa më sipër, për atë që ti referon, arsyetoj se nuk ka arsye shqetësimi. Megjithatë, të rekomadoj të kryesh ekzaminimet e mësipërme për të vlerësuar rrahjet e zemrës fetale.

Kur ndjen tensionin të ulët dhe ndjenjë të këputurit apo të fiktit, të këshilloj të qëndrosh shtrirë anash majtas (dekubitus lateral i majtë). Ky qëndrim, heq ndjenjën e të fiktit duke u ndjerë më komode. Gjithashtu, bebi do të ushqehet më mirë me gjak. Megjithatë bëni një analizë të gjakut komplet, për të vërtetuar se shkaku i kësaj gjendje nuk është një anemi e mundshme.

nakie (11 vite më parë)
jam shtatzen me binjake,kam 5 muaj dhe bebet i kam dy vezore,a do te thote kjo qe bebet jane te gjinise se njejte apo te dy gjinive,vetem kete deshiroj ta di.Ju faleminderit per mirekuptim.

/komuniteti