Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme pas lindjes

Pershendetje e nderuar doktoreshe. Une kam shkruajtur shume here me juve gjate kohes kur isha shtatzene. Mirepo edhe pas lindjes i lexoj komentet dhe keshillat qe jau dergon te tjereve. Jeni e mrekullueshme me punen qe po beni, ju jemi mirenjohese te gjitha grate ketu. Une kam nje hall te madh dhe deshta t`ju pyes juve, se cfare po ndodh keshtu? Une kam nje djale 3 muajsh e gjysme. Shyqyr Zotit eshte mire edhe burri im eshte shume i lumtur me te, mirepo ai mua nuk me shikon fare, merret tere kohen me djalin. Ka 6 muaj e me teper qe ne nuk kemi fjetur bashke. Mos ndoshta ka ndikuar pranimi i tij ne lindje? Sepse ai ka qendruar aty ne lindje ndoshta eshte ky shkaku?! Ndonjehere i shkoj une mirepo nuk don, me thote te largohem, te lutem me keshillo dicka sepse do cmendem vetem me mendime palidhje! Pres ndonje ndihme prej teje. Ju pershendes shume. Qaoooo.

Mimoza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza

Si rasti që përshkruan, është i ndigjuar në familje të tjera. Nëse dashuria, tërheqja në jetën dhe punët e shtëpisë, qëndrimi sa më i pranë bashkëshortit etj, nuk kanë dhënë efekt, të rekomandoj që bashkëshortin ta drejtosh pranë një mjeku psikolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti